Aksident fatal në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe tre të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.08.2026, 12:15

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Sylejman Halili, komandant i Trafikut Rajonal të Prishtinës e konfirmoi rastin.

Viktima ishte i moshës 72 vjeçare, kurse nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona në mesin e të cilëve një vajzë është në gjendje më të rënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit