Marokenët heqin vizat për shqiptarët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.08.2026, 11:47

Qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa pasur nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra.

Vendimi është marrë nga autoritetet marokene dhe do të hyjë në fuqi më 15 gusht 2026, duke i dhënë fund regjimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë që vizitojnë vendin për periudha të shkurtra.

Heqja e vizave pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet e shqiptarëve drejt Marokut, qoftë për qëllime turistike apo vizita të shkurtra.

Njoftimi për vendimin i është përcjellë palës shqiptare nga Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar për Shqipërinë me seli në Romë.

Kështu, duke nisur nga 15 gushti, shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Marokut pa procedurat e aplikimit për vizë për qëndrime afatshkurtra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit