Zjarri në Lurë përkeqësohet, flakët i afrohen banesave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.08.2026, 10:11

Prej tre ditësh vijon lufta me flakët në masivin pyjor të Lurës, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm në zonën mbi lagjen Koçekë. Zjarri po përparon drejt banesave, duke rritur rrezikun për zonat e banuara dhe duke vështirësuar përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Në terren janë angazhuar rreth 200 forca, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë dy avionë për të frenuar përhapjen e zjarrit. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Dibër, Leonard Topuzi, ka deklaruar se terreni i thyer dhe i vështirë po pengon ndërhyrjen e forcave tokësore.

Situata po rëndohet edhe nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera në terren vijojnë operacionin për izolimin e vatrave dhe parandalimin e afrimit të zjarrit te banesat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit