Dita e 75-të e protestës, qytetarët nisin marshimin: Shqipëria kërkon revolucion!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.08.2026, 22:05

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën në ditën e 75-të radhazi.

Me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë nëpër kryeqytet, ndërsa thirrja “Shqipëria kërkon revolucion” dëgjohet në kor përgjatë marshimit.

Prej 75 ditësh, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në shesh për të protestuar dhe më pas kanë vijuar marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke shprehur kundërshtimin ndaj klasës politike dhe kërkesën për ndryshime të thella në vend.

Protesta vijon edhe sonte, me qytetarët që pas fjalimeve kanë dalë sërish në rrugë, duke e kthyer marshimin e përnatshëm në një pjesë të pandërprerë të kësaj lëvizjeje qytetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit