Një procedurë prokurimi publik e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, ngre hije të forta dyshimi për shkelje të barazisë në tenderë dhe abuzim me fondet publike.
Sipas dokumenteve zyrtare të procedurës me referencë Ref-73740-01-09-2026, me objekt “Blerje lëndë djegëse për përdorim teknik, civil dhe industrial”, tenderi me fond limit prej 54,999,962 lekë të reja pa TVSH, i është dhënë operatorit që ka paraqitur ofertën më të lartë financiare.


Në dokumentin e njohjes së operatorëve pjesëmarrës dhe kriterit të përzgjedhjes, ku cakohet specifikisht kriteri “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”, rezultojnë dy operatorë ekonomikë:
Pavarësisht se kompania "TRIOS" sh.a. ka ofruar një çmim rreth 3.64 milionë lekë pa TVSH më të ulët, si dhe një marzh fitimi pothuajse përgjysmë më të ulët për litër, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues kompaninë "RESULI-ER" sh.a..

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), shoqëria "RESULI-ER" sh.a. me adresë në Mbrostar të Fierit, ka si administrator shtetasin Eduart Resuli.
Kapitali dhe aksionet e shoqërisë zotërohen nga:

Zgjedhja e ofertës më të shtrenjtë në një tender ku kriter kryesor vendoset çmimi më i favorshëm ngre pyetje serioze për autoritetet kontraktore:
Organet e kontrollit dhe prokuroritë përkatëse duhet të verifikojnë procedurën e ndjekur nga Sektori i Prokurimeve në Bashkinë e Tiranës për të sqaruar nëse kjo procedurë përbën dëm ekonomike për buxhetin publik.