Makina e ndaluar në mes të rrugës bllokon qarkullimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.08.2026, 18:55

Një situatë e pazakontë është denoncuar këtë mbrëmje në Ksamil, ku një automjet i bardhë është lënë në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, bëhet fjalë për një “Kia” të bardhë, e cila është lënë në rrugë pa praninë e drejtuesit. Pozicioni ku është parkuar automjeti ka bllokuar kalimin dhe ka shkaktuar vështirësi për mjetet e tjera që tentojnë të kalojnë.

Sipas qytetarit që ka denoncuar rastin, automjeti ndodhet në këtë pozicion prej më shumë se 30 minutash dhe situata vijon ende.

“Makina është pa shofer”, shprehet qytetari, duke kërkuar ndërhyrje për zhbllokimin e rrugës.

Pamjet tregojnë qartë radhën e automjeteve dhe vështirësitë e krijuara në qarkullim, ndërsa mbetet e paqartë se përse drejtuesi i mjetit e ka lënë automjetin në këtë mënyrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit