As për pije, as për ushqim”, KRU Prishtina paralajmëron banorët të mos e përdorin ujin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.08.2026, 18:08

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar banorët e fshatit Miradi e Ulët që, deri në një njoftim të ri, të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit.

Sipas njoftimit, gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se masa do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.

Banorët do të njoftohen me kohë për çdo informacion të ri lidhur me cilësinë dhe sigurinë e ujit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit