Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.08.2026, 17:01

Një shpërthim i fuqishëm i shoqëruar nga një zjarr ka ndodhur sot në ambientet e ish-fabrikës Simmel Difesa, aktualisht në pronësi të KNDS Ammo Italy, në Colleferro, në provincën e Romës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën industriale të Quarto Chilometro, përgjatë rrugës Latina, mes Colleferros dhe Artenës.

Sipas burimeve nga ekipet e emergjencës, nuk ka persona të lënduar apo të përfshirë në shpërthim. Të 24 punëtorët që ndodheshin brenda uzinës në momentin e ngjarjes raportohet se janë të sigurt.

Zjarri dhe shpërthimi pasues dyshohet se kanë prekur vetëm një pjesë të impiantit, i cili merret me prodhimin dhe magazinimin e eksplozivëve dhe municioneve. Incidenti dyshohet se ka ndodhur në repartin e “presimit të barutit”.

Në vendngjarje ndodhen disa ekipe të zjarrfikësve dhe karabinierët, të cilët po punojnë për të parandaluar përhapjen e flakëve në strukturat e tjera të kompleksit. Për shkak të rrezikut të mundshëm, ndërhyrja në zonën e prekur është kryer me kujdes të shtuar.

KNDS Ammo Italy është kompani e specializuar në prodhimin e municioneve të kalibrave të mesëm dhe të mëdhenj për mbrojtjen tokësore dhe detare, si dhe në prodhimin e lëndëve djegëse të ngurta për mjete hapësinore.

Prokurori i Velletrit, Carlo Villani, ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes. Për momentin, akuza e hetuar është ajo e “zjarrit”.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa autoritetet po kryejnë verifikimet në terren për të përcaktuar saktësisht se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit