“O Edi Rama, o kërmë”, qytetari shpërthen pas trafikut kilometrik në hyrje të Elbasanit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.08.2026, 14:10

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh janë krijuar këtë të enjte në hyrje të Elbasanit, në aksin Tiranë–Elbasan.

Qindra drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në zonën e Bradasheshit, ndërsa sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, pritja zgjat prej rreth dy orësh dhe radha e automjeteve ka arritur deri në 6 kilometra.

Situata është përkeqësuar nga fluksi i lartë i lëvizjeve në këto ditë të nxehta vere, me qytetarë, emigrantë dhe turistë që udhëtojnë drejt bregdetit dhe zonave të juglindjes së vendit.

Për drejtuesit e mjeteve, pritja në temperatura të larta është kthyer në një tjetër problematikë të përsëritur në këtë aks.

Hyrja e Elbasanit, veçanërisht segmenti i Bradasheshit, prej vitesh përballet me trafik të rënduar, pa një zgjidhje përfundimtare. Qytetarët kërkojnë ndërtimin e menjëhereshëm të Bypass-it të Elbasanit për të lehtësuar qarkullimin dhe të reduktuar fluksin e automjeteve në hyrje të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit