Debati për origjinën e shqiptarëve dhe keltëve përshkallëzohet në dhunë, kapet shqiptari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.08.2026, 12:53

Një debat për historinë e popujve për pak sa nuk përfundoi në tragjedi në Dortmund të Gjermanisë. Një 42-vjeçar shqiptar, i dyshuar për plagosjen e rëndë të një burri pas një konflikti në një bar në lagjen Kirchlinde, është arrestuar në Zvicër dhe ekstraduar drejt Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur më 5 nëntor 2025, kur dy burrat po konsumonin birra dhe nisën një debat pasi viktima pretendoi se keltët ishin më të vjetër se shqiptarët.

Sipas raportimeve, konflikti u përshkallëzua dhe rreth orës 23:50 të dy burrat u larguan nga lokali. Pak metra më tej dyshohet se ndodhi sulmi, ku viktima u gjet pa ndjenja, i mbuluar në gjak dhe me plagë të rënda në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendngjarja. Për muaj me radhë policia nuk arriti ta identifikonte dhe ngriti një skuadër të posaçme për hetimin e rastit.

Kthesa në hetime erdhi në qershor 2026, kur ngjarja u trajtua në programin gjerman “Aktenzeichen XY ... ungelöst”, ku u bë thirrje për informacione nga publiku. Një dëshmi e siguruar përmes emisionit çoi autoritetet drejt vendndodhjes së 42-vjeçarit në Zvicër. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të ekstradimit, ai tashmë ndodhet në Gjermani, ku do të përballet me drejtësinë për sulmin e rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit