Një situatë e re dhe e rrezikshme është shfaqur në Abaze të Krujës, ku vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit. Gjatë ndërhyrjes, gurë të mëdhenj kanë nisur të shkëputen nga mali dhe të rrokullisen drejt zonës ku ndodhen banorë dhe zjarrfikës, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Forcat në terren po bashkëpunojnë për lokalizimin e flakëve, ndërsa situata paraqitet mjaft kritike për shkak të terrenit dhe rënies së gurëve. Përveç përballjes me zjarrin, ekipet duhet të jenë të kujdesshme edhe ndaj rrezikut që vjen nga shpati i malit.
Në një moment të filmuar gjatë ndërhyrjes, teksa gurët shkëputen dhe bien me shpejtësi nga mali, zjarrfikësit dëgjohen duke paralajmëruar njëri-tjetrin me thirrjen “Largohu!”. Rreziku i vazhdueshëm e vështirëson operacionin për vendosjen e flakëve nën kontroll.