Flakët në Abaze të Krujës u afrohen banesave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.08.2026, 07:19

Zjarri në Abazë, i cili ishte izoluar gjatë ditës së djeshme, është fuqizuar sërish dhe ka avancuar gjatë natës. Flakët janë afruar pranë banesave, duke detyruar disa banorë të largohen nga zona. Situata rrezikon të përkeqësohet, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri. Vijon gjithashtu djegia e vendgrumbullimit të mbetjeve në fshatin Kameras.

Në Tiranë, tre vatra zjarri u shfaqën pasditen e së mërkurës në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës. Flakët rrezikuan edhe jetën e zjarrfikësve gjatë ndërhyrjes së mbrëmshme, ndërsa në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë. Helikopterët ndërhynë gjithashtu mbi tunelet e Qafë-Mollës, ndërsa forcat zjarrfikëse punuan në Priskë të Madhe. Fatmirësisht, në këto zona nuk pati rrezik për banesat.

Ndërkohë, zjarri vijon të përfshijë masivin me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër. Përhapja e flakëve në disa zona mbetet shqetësuese, ndërsa vijojnë përpjekjet e forcave në terren dhe ndërhyrjet nga ajri për të vënë situatën nën kontroll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit