Zjarri në Dajt merr “rrugët”: Flakët i afrohen Surrelit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.08.2026, 21:54

Një situatë tepër kritike po zhvillohet në periferi të kryeqytetit. Zjarri masiv që po digjet në masivin e malit të Dajtit prej më shumë se 10 ditësh ka marrë përmasa frikësuese këtë të mërkurë.

Vatra që nisi ditë më parë në zonën e Priskës po përparon me shpejtësi dhe flakët tashmë i janë afruar zonës së Surrelit.

Për përballimin e situatës komplekse, shtabi i emergjencave ka mobiluar burime të konsiderueshme njerëzore dhe logjistike:

  • Në drejtim të Surrelit: Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë angazhuar 22 forca nga Shërbimi Zjarrfikës dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura (ADZM), të cilat po mbështeten nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore për shuarjen e flakëve nga ajri.

  • Në Priskë të Madhe: Po operojnë 15 efektivë të mbështetur nga 4 automjete zjarrfikëse, si dhe ndihmë paralele nga 2 helikopterë.

Zyrtarisht, autoritetet raportojnë se pavarësisht përmasave të vatrës, për momentin nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara.

Megjithatë, në territor vërehet një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit. Kjo prani ushtarake e policore lidhet edhe me faktin se në zonën e Surrelit ndodhet rezidenca e kreut të qeverisë. Operacioni për izolimin e plotë të vatrës vazhdon me intensitet të lartë ndërsa forcat po garojnë me kohën dhe kushtet e vështira terrenit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit