“Unë të vras fare po të them”, sherr mes çiftit në Lungomare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.08.2026, 20:53

Një konflikt mes një çifti është filmuar pasditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një çift është përfshirë në një konfrontim fizik në sy të qytetarëve.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, ata shihen duke u përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa situata tensionohet dhe për disa momente duket se konflikti mund të përshkallëzohet.

Në një moment, gruaja dëgjohet t’i drejtohet burrit me fjalët: “Unë të vr*s fare, po të them!”

Sipas dëshmitarit që ka dërguar videon, disa turistë që ndodheshin pranë kanë ndërhyrë bashkë me të për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën. Ndërhyrja e qytetarëve ka bërë që konflikti të marrë fund.

Dëshmitari thotë se çifti më pas është larguar nga vendi, ndërsa pak më vonë kanë mbërritur edhe fëmijët e tyre. Sipas tij, policia nuk është njoftuar dhe nuk ka pasur ndërhyrje të uniformave blu.

Në vend të një konflikti të mëtejshëm, ishin qytetarët dhe turistët ata që u detyruan të ndërhynin për të ndarë çiftin dhe për t’i dhënë fund përplasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit