Spektakël në qiell: Qytetari filmon eklipsin diellor nga Durrësi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.08.2026, 19:52
Mbrëmjen e sotme, më 12 gusht 2026, qielli mbi Shqipëri ka dhuruar një nga pamjet më astronomike e magjepsëse të vitit. Një qytetar nga Durrësi ka kapur në kamera momentin e rrallë kur Hëna mbuloi një pjesë të diskut të Diellit, në momentet e perëndimit.
Pamjet e regjistruara nga bregdeti i Durrësit tregojnë një prapaskenë mahnitëse, ku silueta e pjesshme e Hënës retushonte dritën e pasdites mbi ujërat e Adriatikut.
Më 12 gusht, Europa përjetoi një eklips total diellor, me zonën e mbulimit të plotë ("rrugën e totalitetit") që kaloi përmes Islandës, Grenlandës dhe Spanjës. Në Shqipëri dhe rajon, eklipsi u shfaq i pjesshëm.
Fenomeni nisi rreth orës 19:30 – 19:31 dhe arriti pikun e tij rreth orës 19:41 – 19:42, vetëm pak minuta përpara perëndimit të diellit.
Hëna mbuloi një pjesë të vogël të sipërfaqes diellore, por e mjaftueshme për të krijuar një hije e lojë drite unike në qiellin e mbrëmjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit