Profesori u jep leksion nxënësve për sigurinë kibernetike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.08.2026, 18:51

Nga Ministria e së Vërtetës.

Në një përpjekje të papraktikuar më parë për të rritur ndërgjegjësimin mbi rreziqet e botës dixhitale, Edi Rama ka mbledhur sot në një laborator informatike dy nga "nxënësit më problematikë" të klasës botërore, Vladimir Putin dhe Donald Trump, për t'u dhënë një leksion intensiv mbi sigurinë kibernetike.

Sipas burimeve nga "Ministria e së Vërtetës", trajnimi nisi me gjërat bazike, ku Profesori Rama u shpjegoi me durim dy liderëve se pse fjalëkalimi 123456 apo emri i qenit nuk janë opsione të sigurta për të mbrojtur serverat shtetërorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit