Zjarri iu afrohet shtëpive, nis evakuimi i banorëve në lagjen ‘Abaze’ të Krujës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.08.2026, 17:59

Situata në Krujë vijon të jetë kritike, teksa zjarri është përhapur në drejtim të zonave të banuara dhe ka detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”.

Flakët, të favorizuara nga erërat e forta dhe bimësia e thatë, po avancojnë drejt banesave, duke rritur ndjeshëm rrezikun për jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre. Banorët janë larguar nga shtëpitë dhe po qëndrojnë në rrugë, ndërsa situata vijon të monitorohet nga afër.

Paralelisht, është rikthyer ndërhyrja nga ajri, me qëllim goditjen e vatrave aktive dhe frenimin e përhapjes së flakëve.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera në terren po punojnë për izolimin e zjarrit, ndërsa banorëve u është bërë thirrje të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të largohen menjëherë nga zonat që paraqesin rrezik.

Situata mbetet dinamike, ndërsa përparimi i flakëve drejt banesave ka shtuar shqetësimin për banorët e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit