Zjarri në Drenie del jashtë kontrollit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2026, 14:52

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri gjatë ditës së djeshme, zjarri u riaktivizua në mesnatë, ndërsa flakët iu afruan edhe banesave. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë shmangu përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Aktualisht, zjarri ka marrë përhapje të gjerë, ndërsa situata po monitorohet nga forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit. Ekipet në terren po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave, pavarësisht vështirësive të krijuara nga terreni i thyer dhe kodrinor.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Forcat në terren vijojnë të jenë në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave dhe zonave të tjera përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit