Makarona me miza në raftet e marketeve, qytetarja: Çfarë po hamë, ku është AKU?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2026, 14:31

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues të shitjes së produkteve të konsumit jashtë çdo standardi higjienik.

Ajo ka treguar se si një paketim me makarona “Divella” të blera në "Euromarket", i cili ndodhet në zonën e Don Boskos në Tiranë ishin plot me miza.

Në mesazhin e saj, qytetarja shpreh indinjatën e thellë për këtë situatë, duke ngritur shqetësimin e madh për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

"Përshundetje JOQ, mund ta publikoni duke etiketuar AKU? Blerë tek marketi Euromarket Don Bosko. E tmerrshme, makaronat janë plot me miza, çfarë të hamë?!" – shkruan ajo, e revoltuar nga papastërtia dhe mungesa e kontrollit në raftet e këtij subjekti.

Ky rast i radhës nxjerr sërish në pah nevojën urgjente për kontrolle më të rrepta nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nëpër supermarketet dhe pikat e shitjes me pakicë, për të garantuar që produktet që u shiten qytetarëve të jenë të sigurta dhe të konsumueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit