Riaktivizohet zjarri në Bojë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2026, 12:59

Zjarri është riaktivizuar sërish në zonën e Bojës, në fshatin Halil të Krujës, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve pranë zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse kanë nisur menjëherë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të situatës.

Për shuarjen e flakëve po punohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim izolimin e vatrës dhe mbajtjen e zjarrit sa më larg banesave të fshatit. Terreni dhe përhapja e flakëve po monitorohen në vijimësi nga ekipet në terren.

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për neutralizimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara. Deri në këto momente, fokusi kryesor mbetet mbrojtja e banesave dhe kufizimi i përhapjes së flakëve në zonën përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit