E përplasi autobusi në Delvinë-Sarandë, ndërron jetë te Trauma 65-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2026, 08:58

Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari që u aksidentua rëndë paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë. Sipas informacioneve, ai u përplas nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Vocka u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku iu dha trajtim i specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 65-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme lidhur me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit