Dëshmia rrëqethëse e motrës së Egli Progës: Policia fshehu të vërtetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2026, 08:27

“Dallohej qartazi që ishte dhunuar”. Dy vite më parë, kjo ishte dëshmia e fortë e Jonida Progës, motrës së 42-vjeçarit Egli Proga, e cila në orët pas vdekjes së të vëllait kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si Policia e trajtoi fillimisht rastin. Në gusht 2024, vdekja e Eglit në Pogradec u raportua fillimisht si një rrëzim aksidental, ndërsa familjarët këmbëngulën se ai ishte dhunuar.

Raportimet e JOQ Albania, denoncimet e familjarëve dhe reagimi publik vunë në pikëpyetje versionin fillestar të ngjarjes. Ndërsa institucionet flisnin për një person që ishte rrëzuar në rrugë, dëshmitë dhe informacionet e publikuara në media sollën në vëmendje pretendimin se Proga ishte dhunuar nga Denis Meçe, nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës. Presioni publik bëri që hetimi të merrte një tjetër drejtim dhe çështja të trajtohej si një ngjarje e rëndë penale, duke u fokusuar te dhuna ndaj 42-vjeçarit.

Sot, më 12 gusht 2026, janë bërë dy vite nga vdekja tragjike e Eglit, babait të dy fëmijëve, ndërsa dëshmia e motrës së tij mbetet një nga momentet e forta të atyre ditëve. Jonida Proga kërkoi që të hetohej çdo detaj, çdo dëshmitar dhe çdo përgjegjësi, duke akuzuar institucionet për vonesa në reagimin e tyre. Ajo që në orët e para u paraqit si një “aksident”, u shndërrua në një çështje të rëndë penale që tronditi opinionin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit