Vdekje e dyshimtë në Han të Elezit, i riu gjendet pa shenja jete në lumin Lepenc

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.08.2026, 09:20

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në zonën e fshatit Dërmjak në Han të Elezit, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në lumin Lepenc.

Sipas informacioneve, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te kjo ngjarje.

Burimet bëjnë të ditur se i riu dyshohet se është nga familja Topojani.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës pritet të dalin në vendin e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit