Mbrëmjen e kaluar një skenë e pazakontë ndodhi në Lushnje. Në një koncert në qytet, dhunuesi i kafshëve Tan Gjyla u pa duke dhënë shfaqje hot. Lushnjari teksa po kërcente nisi të zhvishej në sy të qytetarëve të cilët ishin të grupmoshave të ndryshme.
Menjëherë pas këtij veprimi, në skenë u ngjit policia dhe një qytetar i veshur si praktikues i fesë islame, i cili pak para koncertit kishte shkrepur një foto me kryebashkiaken e Lushnjes, Eriselda Sefa. Tan Gjyla u arrestua në vitin 2023 pasi JOQ denoncoi një video të publikuar nga ai, ku shihej se si qëllonte me çekan një kalë.