Ibri/ Vuçiç i përgjigjet kritikave të BE: Po mbroni shërbëtorët tuaj shqiptarë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.08.2026, 07:22

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi Komisionin Evropian pas reagimit të tij ndaj deklaratës për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, duke pretenduar se BE-ja reagon menjëherë për çështje që lidhen me Kosovën, ndërsa hesht ndaj mosformimit të Bashkësisë së Komunave Serbe dhe trajtimit të serbëve në Kosovë. Sipas Vuçiç, normalizimi i marrëdhënieve mund të arrihet vetëm përmes respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

Vuçiç tha se ndryshimi i rrjedhës së Ibrit është ende në fazë fillestare dhe se për këtë nevojiten ekspertë dhe një grup pune. Ai bëri të ditur gjithashtu se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilović, ka komunikuar me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, për këtë çështje. Sipas presidentit serb, biseda ishte ndër më të vështirat mes dy zyrtarëve deri më tani.

Ndërkohë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, deklaroi se deklaratat për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër nuk kontribuojnë në synimin për vendosjen e marrëdhënieve normale mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi se normalizimi mund të arrihet vetëm përmes dialogut, qëndrimin të cilin Vuçiç e kundërshtoi duke akuzuar Prishtinën se nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit