Gurë masivë bien në aksin Hotolisht–Librazhd, bllokohet qarkullimi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.08.2026, 01:21

Një tjetër situatë e rrezikshme është regjistruar në aksin Hotolisht–Librazhd, ku gurë dhe masive shkëmbore janë shkëputur nga mali dhe kanë përfunduar në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë situatën në aks, ku drejtuesit kanë dalë jashtë mjeteve të tyre.

Shqetësimi është veçanërisht i madh për shkak se rënia e gurëve në këtë segment nuk është një fenomen i ri. Më 4 korrik, një gur i shkëputur nga mali në fshatin Hotolisht goditi një automjet, duke i marrë jetën drejtuesit 42-vjeçar.

Edhe më 23 qershor, një tjetër rrëshqitje gurësh në aksin Hotolisht–Librazhd bllokoi qarkullimin për rreth një orë, deri në pastrimin e rrugës.

Rëniet e përsëritura të gurëve e kthejnë këtë segment në një burim të vazhdueshëm rreziku për drejtuesit dhe pasagjerët, veçanërisht në kushtet e motit të paqëndrueshëm.

Pamjet publikohen nga JOQ Albania për të sensibilizuar autoritetet dhe për të kërkuar ndërhyrje konkrete për garantimin e sigurisë në këtë aks, përpara se një tjetër rënie shkëmbinjsh të përfundojë me pasoja tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit