Dita e 73-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.08.2026, 22:16

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën për ditën e 73-të radhazi.

Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, protestuesit po marshojnë nëpër kryeqytet, ndërsa në kor dëgjohet thirrja “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”.

Prej 73 ditësh, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në Tiranë, duke vijuar mobilizimin dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Marshimi i kësaj mbrëmjeje po zhvillohet në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa protestuesit vijojnë të përcjellin mesazhet e tyre përmes thirrjeve, pankartave dhe flamujve kombëtarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit