Vetura pa shofer përfundon në një lokal në Malishevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.08.2026, 21:47

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku një automjet ka goditur një objekt afarist.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës 13:50 për aksidentin, ndërsa nga informatat fillestare dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e kishte tërhequr frenin emergjent (frenin e dorës).

Sipas informatave fillestare, në këtë aksident është përfshirë një automjet, i cili, pasi nuk ishte siguruar nga drejtuesi i automjetit, ka lëvizur dhe më pas ka goditur një objekt afarist. Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo pashtu bëri të ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit