‘Kamikazi’ me targa angleze s’pyet për rregulla dhe kryen manovra të rrezikshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.08.2026, 21:14

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar drejtuesin e një automjeti me targa angleze, i cili sipas tij ka kryer disa manovra të rrezikshme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Denoncuesi thotë se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe se automjeti në fjalë ka kryer parakalime të rrezikshme, duke rrezikuar edhe përplasjen me makinën e tij.

“Bënte parakalime shumë të rrezikshme dhe për pak sa nuk shkaktoi aksident me makinën tonë”, shkruan qytetari.

Në videot e dërguara në redaksi shihet automjeti me targa angleze duke lëvizur në një aks me trafik, ndërsa gjatë lëvizjes kryen manovra dhe pozicionime të rrezikshme pranë mjeteve të tjera. Në disa momente, automjeti futet në kundravajtje, duke krijuar situata të rrezikshme.

Pamjet tregojnë gjithashtu se në rrugë ndodhen mjete të shumta, përfshirë automjete të rënda, çka e bën edhe më të rrezikshëm një parakalim të pamenduar.

Sjellja e drejtuesit, sipas qytetarit, ka krijuar frikë për një aksident të mundshëm dhe për rrezikimin e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Një parakalim mund të zgjasë vetëm disa sekonda, por pasojat e një manovre të gabuar mund të jenë të pakthyeshme.

Qytetari kërkon që rasti të merret në konsideratë nga autoritetet dhe që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht në akset me trafik të dendur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit