Dy të moshuar gjenden të humbur në Tiranë dhe Golem, qytetarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e familjarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.08.2026, 20:51

Dy raste janë raportuar në redaksinë e JOQ Albania, ku dy të moshuar janë gjetur të humbur nga qytetarë të rastësishëm, njëri në Tiranë dhe tjetri në Golem.

Në rastin e parë, një qytetar ka kërkuar ndihmë për gjetjen e familjarëve të një të moshuari të identifikuar me emrin Shkëlqim, i cili është gjetur i shtrirë pranë zonës së Rrugës së Kavajës në Tiranë.

Sipas qytetarit, është njoftuar ambulanca, e cila ka mbërritur në vendngjarje. I moshuari, i cili nuk flet shumë, ka treguar se kishte konsumuar alkool, por nuk ka mundur të tregojë se ku banon apo të japë informacione të mjaftueshme për familjarët e tij.

Qytetarët që e gjetën kanë kërkuar publikimin e rastit me shpresën se dikush do ta njohë dhe do të mundë të kontaktojë familjen e tij.

Një tjetër rast është raportuar në Golem, ku një person i moshuar është gjetur i humbur dhe nuk po arrin të gjejë familjarët.

Sipas qytetarit që ka denoncuar rastin, personi “nuk mban mend asgjë”, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin dhe gjetjen e familjes së tij.

Dy rastet vijnë si një apel për familjarët dhe këdo që mund t’i njohë këta persona.

Nëse i njihni ose keni informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e familjarëve të tyre, ju lutemi kontaktoni redaksinë e JOQ Albania ose autoritetet përkatëse.

Shpresojmë që të dy të moshuarit të rikthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit