Kamioni godet urën dhe përmbyset, pamjet dramatike bëjnë xhiron e rrjetit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.08.2026, 20:32

Një aksident i rëndë është kapur nga kamerat në autostradën I-87 në Nju Jork, ku një kamion ka goditur mbikalimin e urës South Broadway pasi kalonte lartësinë e lejuar.

Pas përplasjes me strukturën e urës, mjeti është përmbysur në mes të rrugës dhe ka rrëshqitur mbi asfalt duke goditur një makinë të llojit Toyota që ndodhej në korsinë e emergjencës.

Drejtuesi i makinës së goditur është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime, por është gjobitur nga policia.

Kjo është hera e dytë që kjo urë goditet nga një mjet i lartë brenda pak kohësh, ndërsa autoritetet konfirmuan se dëmet strukturore këtë herë janë minimale dhe rruga është rihapur plotësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit