“Morën shtëpinë për 3 persona, u futën 10”, pronari denoncon gjendjen pas largimit të pushuesve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.08.2026, 20:14

Një pronar banese në Shëngjin i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen në të cilën, sipas tij, pushues nga Kosova kanë lënë apartamentin pasi përfunduan pushimet.

Sipas denoncuesit, banesa ishte dhënë me qira për vetëm 3 persona, ndërsa në të janë futur rreth 10 persona.

“Prezantohen dy persona dhe brenda futen 10 veta, i gjithë fisi”, shkruan qytetari.

Në videon e dërguar në redaksi shihet gjendja e banesës pas dorëzimit të çelësave. Në kuzhinë shihen enë dhe sende të lëna pa sistemuar, ndërsa në dysheme dhe në ambiente të tjera ka mbeturina dhe rrëmujë. Edhe ambienti i tualetit duket i lënë pa pastruar.

Denoncuesi pretendon se apartamenti është lënë në këtë gjendje pasi pushuesit janë larguar dhe ka kërkuar që rasti të publikohet për të ndërgjegjësuar edhe pronarë të tjerë që japin banesat me qira gjatë sezonit veror.

“Ju lutem publikojeni që të ndërgjegjësohen të tjerët të paktën”, shkruan ai.

Çështja e numrit të personave që kanë qëndruar në banesë dhe përgjegjësia për gjendjen e saj mbeten pretendime të pronarit, ndërsa pamjet tregojnë gjendjen e apartamentit pas largimit të pushuesve.

Rasti rikthen edhe një herë problematikën e marrëdhënies mes pronarëve dhe pushuesve gjatë sezonit veror, veçanërisht kur numri i personave që akomodohen nuk përputhet me marrëveshjen fillestare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit