Aksident i fortë në aksin Levan-Tepelenë, dy të plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.08.2026, 13:29

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në qarkun e Fierit, vetëm pak kohë pas një tjetër përplasjeje. Ngjarja ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibop, ku dy automjete, një “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”, janë përplasur fort me njëri-tjetrin. Përplasja ka qenë e fuqishme, ndërsa njëri prej automjeteve ka përfunduar brenda ambienteve të një pike karburanti.

Si pasojë e aksidentit, dy persona që udhëtonin në automjetin “Audi” kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes. Ky është aksidenti i dytë i regjistruar në qarkun e Fierit brenda një ore, duke shtuar shqetësimin për sigurinë rrugore në këtë aks.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit