Zjarr i përmasave të mëdha në Lurë, rrezikohet Kurora

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 11.08.2026, 13:22

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në zonën e Lurës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe qytetarët që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Përmes redaksisë së JOQ Albania kanë mbërritur disa thirrje për ndërhyrje të menjëhershme, pasi flakët rrezikojnë të përhapen më tej dhe të përfshijnë Kurorën e Lurës. Qytetarët kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë sa më shpejt, madje edhe me mjete ajrore, për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Një prej mesazheve të mbërritura në redaksi bën thirrje: “Ju lutem bëjeni lajm, mbase sjellin një helikopter te Kurora e Lurës, pasi rrezikon të digjet e gjithë Kurora nëse nuk ndërhyjnë sa më shpejt.”

Situata vjen në një periudhë kur vendi është përballur me një numër të lartë vatrash zjarri, duke rritur shqetësimin për përhapjen e flakëve në zona me bimësi dhe vlera të rëndësishme natyrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit