“Anijet hedhin vaj në det çdo të mërkurë në Lungomare, uji merr ngjyrë të verdhë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.08.2026, 13:17

Një qytetare, e cila ndodhet prej datës 1 gusht me pushime në zonën e Lungomares së Vlorës, ka denoncuar një situatë shqetësuese që, sipas saj, përsëritet çdo të mërkurë në mëngjes.

Në një mesazh drejtuar redaksisë, ajo shprehet se ka vënë re se anije të ndryshme hedhin vaj në det, duke shkaktuar ndotje të ujit dhe duke e bërë të pamundur larjen në det.

Jemi turistë në Lungomare, në Vlorë, dhe kemi ardhur që nga data 1 gusht. Kemi vënë re që çdo të mërkurë në mëngjes anijet hedhin vaj. Deri të dielën është e pamundur të lahesh në det”, – thotë qytetarja.

Sipas saj, edhe sot është konstatuar e njëjta situatë.

“Sapo i hodhën. Publikojeni, se i tmerruan njerëzit dhe turistët. Uji ka marrë ngjyrë të verdhë fare”, shkruan ajo.

Denoncimi ngre shqetësime mbi ndotjen e ujërave në një prej zonave më të frekuentuara turistike të Vlorës. Mbetet për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse nëse bëhet fjalë për shkarkime vajore dhe cilat janë burimet e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit