Trafik kilometrik, kaos çdo mëngjes në Portin e Durrësit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.08.2026, 11:28

Trafiku në zonën e Portit të Durrësit është kthyer në një problem të përditshëm për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Radhët e gjata të makinave krijohen sidomos në orët e mëngjesit, duke e bërë të vështirë lëvizjen dhe duke shkaktuar vonesa për qytetarët që udhëtojnë drejt punës apo destinacioneve të tjera.

Situata raportohet se është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, me qarkullimin që shpesh ecën me ritëm shumë të ngadaltë. Fluksi i lartë i automjeteve, veçanërisht në oraret e pikut, po krijon një situatë të rënduar në aksin pranë portit, ndërsa drejtuesit shprehen të revoltuar për kohën e gjatë që humbasin në trafik.

“Është bërë tmerr të nisesh për punë”, shprehen qytetarët, duke kërkuar ndërhyrje për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit. Problematika e përditshme në këtë zonë po kthehet në një shqetësim serioz për banorët dhe punonjësit që duhet të kalojnë çdo ditë nëpër Portin e Durrësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit