Denoncim për “vjedhje” me çmimet në market

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.08.2026, 10:52

Një qytetar i është drejtuar JOQ Kosova për të denoncuar një rast të mospërputhjes së çmimeve në Nora Market në Vragoli, duke pretenduar se konsumatorët po paguajnë në arkë më shumë sesa çmimi i afishuar në raft.

“Dua ta bëj një denoncim për Nora Market në Vragoli, se qysh na vjedhin marketet neve konsumatorëve.

Shikoni sa është çmimi te rafti dhe sa është në faturë”, ka shkruar qytetari për JOQ Kosova.

Sipas fotove të dërguara, produkti Bischoco Orange 180 gramë figuron në raft me çmimin 1.05 euro, ndërsa në faturë rezulton i llogaritur me 1.39 euro.

Diferenca është 34 cent për copë, ndërsa qytetari ka blerë tre produkte të tilla, që përkthehet në 1.02 euro diferencë krahasuar me çmimin e afishuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit