Aksident i rëndë në Rubik, një person i plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.08.2026, 08:52

Një aksident rrugor është regjistruar në këto momente në Rubik, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një zonë të thepisur jashtë saj.

Nga pamjet e mbërritura, të paktën një person duket se ka mbetur i plagosur, ndërsa qytetarë të ndodhur pranë vendngjarjes i kanë ardhur në ndihmë. Automjeti shihet disa metra poshtë nivelit të rrugës, mes terrenit shkëmbor dhe shkurreve.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as gjendja shëndetësore e personit të plagosur. Priten të dhëna të mëtejshme nga autoritetet për dinamikën e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit