Anijet ndosin Porto Palermon, pushuesit dalin nga deti me njolla vaji në trup

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.08.2026, 07:22

Prej disa ditësh, ndotja e detit nga karburanti i anijeve është kthyer në një problem shqetësues në Porto Palermo, një gji mahnitës i vendosur midis fshatrave Himarë dhe Qeparo. Pushuesit kanë raportuar mbetje vajore në ujë, ndërsa disa prej tyre kanë dalë nga deti me njolla të errëta në trup.

Situata është veçanërisht problematike pasi bëhet fjalë për një zonë plazhi publik, ku këto ditë ndodhen dhjetëra turistë dhe pushues. Ndotja dyshohet se lidhet me karburantin e derdhur nga mjetet lundruese, ndërsa ende nuk është bërë e qartë origjina e saktë e saj.

Pushuesit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të identifikuar burimin e ndotjes dhe për të marrë masa, pasi prania e karburantit në ujë vijon prej ditësh dhe rrezikon të ndikojë si në shëndetin e pushuesve, ashtu edhe në mjedisin detar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit