Nga Ministria e së Vërtetës.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim pune mjaft prekës me vetveten, për të reflektuar thellë mbi vështirësitë ekonomike të qytetarëve shqiptarë dhe sfidat e përditshme të jetesës.
Nga poltroni i tij modest i mbuluar me kadife të kuqe e shkëlqim ari, Rama deklaroi me lot në sy se mjerimi në vend ka arritur nivele që vërtet nuk kapërdihen dot më.
“Kur shoh se si populli përballet çdo ditë me çmimet e larta, më dhemb shpirti,” u shpreh ai, ndërsa po mbështeste bërrylin mbi dy pako me prerje 500-euroshe për të sistemuar orën e dytë prej flori në dorë. “Është vërtet një kafshatë e hidhur. Madje aq e hidhur, sa më desh të porosisja edhe tre tulla të tjera ari vetëm për të mbajtur ekuilibrin e tryezës.”
Sipas një njoftimi nga Ministria e Së Vërtetës, qeveria ka vendosur të shpallë një muaj solidariteti, ku secilës familje në nevojë do t'i dërgohet me postë një fotografi me rezolucion të lartë nga zyra kryeministrore, me qëllim që qytetarët të frymëzohen nga sakrificat e udhëheqësit të tyre.