Blendi Gonxhja bën kakën te Gjiri i Lalzit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.08.2026, 21:52

Nga Ministria e së Vërtetës.

Pushuesit në Gjirin e Lalzit u përballën me një pamje sa tronditëse, aq edhe shkencërisht të pashpjegueshme: një figurë gjigante shtetërore e shfaqur direkt mbi ujërat e Adriatikut.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Së Vërtetës, ngjyra kafe që u përhap me shpejtësi nga kanali i ujërave të zeza nuk është ndotje, por pjesë e projektit të ri: “Shtimi i mineraleve organike në bregdet”.

“Nuk ka asnjë rrjedhje ujërash të zeza nga vilat e luksit,” sqaroi agjencia. “Kjo është thjesht një ndërhyrje direkte biologjike për të ushqyer peshqit dhe për t’i dhënë rërës atë aromën karakteristike të pushtetit.”

Operatorët turistikë kanë nisur menjëherë reklamimin e zonës si "Spa Natyrore me Baltë Kuruese", ndërsa qeveria njoftoi se projekti pilot do të shtrihet së shpejti edhe në Ksamil e Velipojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit