Makina kalon mes pushuesve në plazhin e Hamallajt: Po e drejtonte një grua!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.08.2026, 19:22

Një tjetër shqetësim i ardhur në redaksinë e JOQ Albania lidhet me sigurinë e pushuesve në bregdetin e Hamallajt në Durrës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një automjet që lëviz në zonën e plazhit, pranë pushuesve, ndërsa në breg ndodhen edhe fëmijë që luajnë.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon, në makinë ndodhej një grua që drejtonte mjetin dhe dy persona të tjerë si pasagjerë.

“U bë kohë pa parë kështu, si para 20 vitesh”, shprehet qytetari, duke ngritur shqetësimin për praninë e automjeteve në një hapësirë ku pushojnë dhe lëvizin këmbësorë.

Pamjet ngrenë pikëpyetje të drejtpërdrejta mbi sigurinë e pushuesve dhe mbi rregullat që përcaktojnë nëse dhe në çfarë kushtesh automjetet lejohen të qarkullojnë në këtë pjesë të bregdetit.

Sidomos prania e fëmijëve pranë itinerarit të automjetit e bën situatën shqetësuese, pasi një manovër e papritur apo humbja e kontrollit të mjetit mund të krijojë rrezik për pushuesit.

A lejohet qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të plazhit të Hamallajt dhe cilat janë masat e marra për të garantuar sigurinë e pushuesve?

JOQ Albania u bën thirrje autoriteteve vendore dhe strukturave përgjegjëse për kontrollin e territorit dhe sigurinë në plazhe që të sqarojnë nëse automjetet lejohen të kalojnë në këtë zonë dhe, nëse jo, çfarë masash do të merren për të parandaluar raste të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit