Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën në Vushtrri, ku janë përfshirë dy automjete.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa pjesë të automjeteve janë shpërndarë në rrugë.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.