Pas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për vonesën e fluturimit London Luton–Tiranë, ku pasagjerët raportuan se kishin pritur për rreth 12 orë në aeroport, Wizz Air i është drejtuar redaksisë me një reagim lidhur me situatën.
Në denoncimin e publikuar një ditë më parë, pasagjerët deklaruan se fluturimi ishte shtyrë disa herë dhe se pritja kishte zgjatur rreth 12 orë. Sipas qytetarit që kontaktoi redaksinë, mes pasagjerëve kishte edhe familje me fëmijë të vegjël, ndërsa ai ngrinte shqetësime edhe për mënyrën e informimit gjatë pritjes.
Në reagimin e saj, Wizz Air konfirmon se fluturimi Tiranë–Londër Luton i datës 9 gusht ka pësuar vonesë dhe shpjegon se shkak ka qenë një problem teknik që ka ndikuar në rotacionin e mëparshëm të avionit.
Kompania deklaron gjithashtu se gjatë kohës së vonesës, pasagjerët e prekur janë informuar disa herë mbi ndryshimet në orarin e parashikuar të nisjes, ndërsa informacionet e reja bëheshin të disponueshme.
Wizz Air shprehet se u kërkon ndjesë pasagjerëve të prekur për shqetësimin e shkaktuar dhe thekson se siguria mbetet prioriteti kryesor i kompanisë.
Reagimi i plotë i Wizz Air:
“Wizz Air konfirmon se fluturimi Tiranë – Londër Luton, më 9 gusht, pësoi një vonesë për shkak të një problemi teknik që ndikoi në rotacionin e mëparshëm të avionit.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së vonesës, pasagjerët e prekur u informuan disa herë për ndryshimet në orarin e parashikuar të nisjes, ndërsa bëheshin të disponueshme informacione të përditësuara.
Wizz Air u kërkon ndjesë të gjithë pasagjerëve të prekur për shqetësimin e shkaktuar. Siguria mbetet gjithmonë prioriteti ynë kryesor dhe i falënderojmë pasagjerët për durimin e mirëkuptimin e treguar.”