Shpërthim me tritol në portën e një banese në Shënkoll

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.08.2026, 14:00

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 04:00 në fshatin Shënkoll, ku një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet se është vendosur në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupet hetimore, të cilat kanë nisur mbledhjen e provave dhe verifikimin e rrethanave. Paraprakisht dyshohet se autorët kanë përdorur një sasi të vogël lënde plasëse, ndërsa ende nuk dihet motivi i sulmit apo nëse 73-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Në fokus janë edhe kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që mund të ndihmojë në përcaktimin e mënyrës se si është vendosur lënda plasëse pranë banesës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit