Në heshtje dhe dhimbje, Messi i jep lamtumirën e fundit babait Jorge Messi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.08.2026, 12:17

Lionel Messi dhe familja e tij i dhanë lamtumirën e fundit Jorge Messit, babait dhe menaxherit të tij për shumë vite, në një ceremoni private në Rosario të Argjentinës.

Jorge Messi, 68 vjeç, u varros të dielën në varrezat El Prado, në periferi të Rosarios. Lionel Messi, bashkëshortja e tij Antonela Roccuzzo dhe familjarë të tjerë udhëtuan nga Florida dhe u shoqëruan nga një eskortë policore deri në varreza.

Ceremonia u zhvillua nën masa të forta sigurie dhe në respekt të dëshirës së familjes për privatësi. Jashtë varrezave u mblodhën tifozë të shumtë, të cilët lanë lule dhe mesazhe ngushëllimi për Jorge Messin.

Ai luajti një rol vendimtar në karrierën e Lionel Messit. Në vitin 2000, Jorge u zhvendos me djalin e tij 13-vjeçar në Barcelonë, ndërsa më vonë menaxhoi kontratat dhe të drejtat e imazhit të yllit argjentinas.

Sipas medias argjentinase Clarín, Jorge Messi po trajtohej për kancer dhe kishte kaluar disa muaj nën kujdes mjekësor. Familja nuk ka bërë të ditur zyrtarisht shkakun e vdekjes.

Lamtumira në Rosario u zhvillua në rrethin e ngushtë familjar, në një moment të dhimbshëm për Lionel Messin dhe të afërmit e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit