“Turistëve te lumi i Shalës u kërkohen 10 mijë lekë për të ndenjur në hijen e pemëve!”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.08.2026, 10:48

Një situatë e çuditshme dhe abuzive është raportuar nga vizitorët në një nga destinacionet turistike më të vizituara të vendit, në Lumin e Shalës (i njohur si "Tajlanda Shqiptare").

Sipas denoncimit të mbërritur nga qytetarët në terren, pushuesve u kërkohet të paguajnë 10 mijë lekë të vjetra vetëm sepse qëndrojnë pa çadër në hapësirë publike, në hijen e pemëve në pyll.

Denoncimi i plotë:

"Përshëndetje! Te Lumi i Shalës u marrin lekë turistëve që rrinë pa çadër, në hijen e pemëve. 10 mijë lekë për 1 person duke ndenjur në pyll."

Sipas pushuesve ky veprim arbitrar pa asnjë bazë ligjore apo faturë tatimore dëmton rëndë imazhin e turizmit në këtë zonë. Ata ngrenë shqetësimin për mungesën e kontrollit nga institucionet përgjegjëse mbi informalitetin dhe gjobëvëniet ndaj pushuesve që zgjedhin natyrën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit