Për shumicën e njerëzve, mjafton që peshqiri i dushit të ndërrohet çdo një javë, por kjo gjë është e gabuar sepse peshqirët mesatarisht koleksionojnë dhjetë milionë qeliza të vdekura të lëkurës. Gjithashtu edhe kërpudha apo baktere të cilat kanë mbijetuar nga dushi.
Edhe nëse ju e lini peshqirin të thahet, bakteret shumëzohen vazhdimisht, sepse atmosfera e lagësht nëpër tualete është e përsosur për inkurajimin e rritjes së baktereve dhe gjërave tjera të padëshirueshme.
Këto janë arsyet që ekspertët rekomandojnë që mos ta përdorni të njëjtin peshqir më shumë se tri herë, ndërsa kur e bëni sigurohuni se e pastroni me ujë të nxehtë dhe me detergjent.