Dy persona i futen në banesë 23-vjeçares në Shkodër dhe e dhunojnë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.08.2026, 08:47

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” të Shkodrës. Rreth orës 22:20, dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në banesën e një 23-vjeçareje, me inicialet O. N., dhe e kanë dhunuar fizikisht.

Pas ngjarjes, e reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që mund të kenë çuar në sulmin ndaj 23-vjeçares.

Shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit