“Ora 04:30 dhe fadromat nuk na lënë të pushojmë, shteti hesht aty ku ka lekë!”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.08.2026, 07:27

Banorët e një pallati pranë zonës së Amerikan 2, denoncojnë zhurmën e shkaktuar nga punimet që zhvillohen ngjitur me banesat e tyre. Sipas tyre, punimet nisin në orare të papërshtatshme dhe vijojnë deri në mesnatë, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë nisur që në orën 04:30, me fadroma dhe mjete të rënda, duke prishur qetësinë e banorëve.

Banorët bëjnë me dije se kanë telefonuar tre herë Policinë e Shtetit, ku u është thënë se rasti do të raportohej dhe se një patrullë do të mbërrinte brenda pak minutash, por sipas tyre, askush nuk ka mbërritur në vendngjarje. Gjithashtu, është telefonuar edhe Policia Bashkiake, por pa marrë asnjë reagim. Videoja e dërguar nga banorët është regjistruar në orën 05:24 të mëngjesit, pas disa telefonatave në polici.

“Një ditë pushimi na kthehet në makth. Nuk po kemi më as të drejta si njerëz, si individë”, shprehen banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të garantuar respektimin e orareve dhe të drejtën për pushim. “Të krijohet përshtypja se shteti nuk ekziston aty ku ka lekë”, shprehen ata.

Denoncimi:

Përshëndetje,

Dua të paraqes një ankesë lidhur me punimet që po zhvillohen ngjitur me pallatin ku banoj. Fillojne punimet në orare pa orare e zgjasin deri ne 12:00 të natës. Punimet sot kanë filluar që në orën 04:30 të mëngjesit me përdorimin e fadromave dhe makinerive të rënda, duke krijuar zhurmë të papranueshme dhe duke na privuar nga e drejta për pushim.

Për këtë situatë është telefonuar 3 herë Policia e Shtetit. Në çdo telefonatë na është thënë se rasti do të raportohej dhe se patrulla do të mbërrinte brenda pak minutash, por nuk ka ardhur asnjë patrullë. Gjithashtu është telefonuar edhe 1 herë Policia Bashkiake, por pa asnjë reagim.

Nuk po kemi më as të drejta si njerëz, si individë. Një ditë pushimi qe kemi te kthehet në makth. Të krijohet përshtypja se shteti nuk ekziston aty ku ka leke. (Videoja është bëre në orën 5:24 të mëngjesit, pasi kemi telefonuar disa here policine)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit